Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Maturantët në Kroaci i blejnë veturë arsimtares së tyre e cila vuante shumë për ta mbajtur familjen

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 20:42
Maturantët në Kroaci i blejnë veturë arsimtares së tyre e cila vuante shumë për ta mbajtur familjen

Nina Luqiq një mësimdhënëse nga Zadari i Kroacisë, mori dhuratë një makinë nga nxënësit e saj si shenjë lamtumire.

Një video e një makine që i afrohet hyrjes së shkollës dhe nxënësve që bërtasin “Surprizë!” është bërë virale në të gjithë Kroacinë dhe më gjerë, në pak orë. Mësuesja emocionohet nga tronditja derisa nxënësit e përqafojnë të lumtur.

“Jam ende në shok, nuk mund ta kaloj ndjesinë. Në asnjë moment nuk dyshova se po përgatitnin diçka, dhe më vonë më thanë se e kishin organizuar këtë për një kohë shumë të gjatë. E shihni, unë jam mësuesja e tyre e klasës dhe punoj në katër shkolla të tjera për të plotësuar orarin tim. Dhe shkoj kudo në këmbë sepse nuk kam makinë. Dhe planifikoja të blija një së shpejti, kam pyetur përreth për një kohë dhe ata e dinin për këtë dhe më shpejt se unë!”, thotë sociologia dhe pedagogia e diplomuar.

“Më kanë parë duke ecur në diell dhe në shi, ndonjëherë duke ngrirë gjatë rrugës, e di këtë. Por të gjitha këto tregojnë sa të veçantë janë fëmijët e mi. Para 10 vitesh vuaja nga kanceri i gjirit, shpresoj ta kem lënë pas, por nuk ishte e lehtë. Kam dy djem, jam nënë beqare, të gjithë e dinë këtë. Dhe e dinë që nuk duhet të stresohem për sëmundjen. Dhe nuk jam shqetësuar kurrë për ta. Ata u përpoqën ta bënin çdo takim që kishim më të lehtë për mua, që të studionin mirë, që të mos kishte ndërhyrje apo probleme të veçanta për shkak të tyre”, u shpreh ajo.

Ajo nuk ka drejtuar makinë për dhjetë vjet, kështu që fillimisht do t’i duhen disa orë për të ngarë, dhe pastaj, thotë ajo, mezi pret të ulet pas timonit.

“Këta fëmijë janë dashuri e pastër për ty. Ata nuk kërkojnë shumë, por të kthejnë njëqindfish. Vetëm një bisedë e vogël e sinqertë me ta i ndryshon gjërat për mirë”, përfundoi Nina.

video:

maturantet

Më shumë nga Stil

  • 15:51Rriten rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën