Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Ky zakon shtëpiak po ju rrit faturat pa e kuptuar

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 19:04
Ky zakon shtëpiak po ju rrit faturat pa e kuptuar

Një gabim i vogël me rubinetin që aktivizon bojlerin sa herë hapni ujin e ftohtë

Ekzistojnë shumë truke të vogla shtëpiake që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e pajisjeve ose në shpenzimet mujore, dhe ky është një prej tyre.

Një nga zakonet e shpeshta në shumë familje është lënia e dorezës së rubinetitnë pozicionin qendror, vertikal. Megjithatë, ekspertët theksojnë se pikërisht kjo praktikë mund të ndikojë në rritjen e kostove në faturat mujore.

Sipas specialistëve, pas këtij zakoni fshihet një formë e panevojshme e harxhimit. Kur dorezës së rubinetitndodhet në pozicionin qendror, sistemi është i projektuar në atë mënyrë që të tërheqë njëkohësisht ujë të ftohtë dhe ujë të ngrohtë.

Si pasojë, sa herë që hapni çezmën, aktivizohet automatikisht bojleri ose sistemi për ngrohjen e ujit – edhe nëse ju nevojitet vetëm ujë i ftohtë. Kjo sjell konsum të panevojshëm të energjisë elektrike ose të gazit, veçanërisht kur doreza e rubinetit përdoret shpesh gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, rekomandohet që pas çdo përdorimi ta zhvendosni levën e çezmës djathtas, në pozicionin e ujit të ftohtë. Me këtë veprim të thjeshtë siguroheni që bojleri të mbetet i fikur derisa uji i ngrohtë të jetë realisht i nevojshëm.

Ky zakon i vogël, por i zgjuar, ndihmon në uljen e konsumit të panevojshëm të energjisë, rrit efikasitetin e pajisjeve shtëpiake dhe ju ndihmon të keni një kontroll më të mirë mbi buxhetin familjar.

Ekspertët shtojnë se kjo praktikë është veçanërisht e rëndësishme në familjet ku përdoren bojlerë elektrikë, pasi aktivizimi i shpeshtë dhe i panevojshëm i tyre mund të shkurtojë edhe jetëgjatësinë e pajisjes.

uji

Më shumë nga Stil

  • 21:52“Kujdes nga eklipsi diellor”, mjekët japin udhëzimet për ta parë pa rrezikuar sytë: Syzet e diellit nuk mjaftojnë
  • 19:12Evropa Perëndimore regjistroi temperatura rekord në qershor dhe korrik
  • 16:35Po hamë në orare të gabuara – kjo është koha më e mirë për të ngrënë darkë
  • 17:48Më shumë se 240 të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor në Evropë