Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Khabib: Luftëtarët nga Dagestani vijnë, rrahin të tjetër dhe marrin paratë – amerikanët nuk e duan këtë

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 14:56
Khabib: Luftëtarët nga Dagestani vijnë, rrahin të tjetër dhe marrin paratë – amerikanët nuk e duan këtë

Ish-kampioni i pamposhtur i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, është shfaqur kritik ndaj serisë kryesore të Arteve Marciale të Përziera.

Sipas legjendës së kafazit, UFC-ja ka ndryshuar politikën e angazhimit dhe lëshimit të luftëtarë. Ai ndien që më shumë përkrahje kanë luftëtarët që kanë aftësi të flasin se të luftojnë në oktagon.

Khabib Nurmagomedov është shumë i suksesshëm si trajner.

“Më vjen keq për promocionet amerikane. Vijnë aq shumë luftëtarë të uritur nga Dagestani dhe ata nuk duan të provokojnë. Ata vetëm vijnë, rrahin njerëzit dhe marrin paratë. Kompanitë amerikane të promovimit këtë nuk e duan. Ato duan provokimet, e duan argëtimin. E kuptoj që në një mënyrë është biznes, por në fund të fundit është sport”, ka thënë Nurmagomedov në një samit sportiv.

Ai vlerëson se UFC-ja me qëllim shmang angazhimin e luftëtarëve dominues, sidomos atyre nga Dagestani, pasi nuk i përshtaten në kuptimin e argëtimit.

“Në sallën time në Dagestan janë 500 luftëtarë amatorë dhe të gjithë duan të jenë si unë. Të gjithë duan të jenë kampionë, të pushtojnë botën. Si do t’i ndalni ata? Momentalisht e shoh që disa kompani promovuese iu përmbahen politikës dhe thjeshtë nuk firmosin me ta pasi janë të lodhur. Të gjithë Nurmagomedovës, Magomedovët dalin në UFC dhe dominojnë. Por në vitet e fundit e kanë ndërruar politikën dhe kjo nuk më pëlqen. Kanë liruar shumë luftëtarë që nuk kanë humbur asnjëherë në UFC. Nuk është e drejtë, duhet që dikush të flas për këtë”, ka thënë Khabibi

khabibi

Më shumë nga Stil

  • 16:03Sëmundja më e shpeshtë tek femrat, 8 shenja paralajmëruese