Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Franca lehtëson rregullat e rrepta të prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 23:01
Franca lehtëson rregullat e rrepta të prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur

Franca ka lehtësuar përkohësisht rregullat për prodhimin e disa prej djathrave të saj më të njohur, pasi thatësira e verës uli në mënyrë drastike sasinë e barit të disponueshëm për të ushqyer tufat e qumështit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Dekretet qeveritare për t’u dhënë përjashtime prodhuesve të djathrave Abondance, Beaufort dhe Comté – të cilët vijnë nga malet në Francën lindore – u shfaqën të mërkurën.

Disa djathëra të tjerë pritet të marrin përjashtime të ngjashme, duke u lejuar fermerëve të ushqejnë bagëtinë me bar dhe sanë të sjellë nga jashtë zonës së tyre të rreptë gjeografike.

Këto përfshijnë Cantal, Bleu d’Auvergne, Fourme d’Ambert, Bleu du Vercors-Sassenage, Reblochon dhe djathin e dhisë Rocamadour.

Instituti Kombëtar për Origjinën dhe Cilësinë (INAO), i cili rregullon etiketat e origjinës së Francës, ka miratuar gjithashtu ndryshime të përkohshme në rregullat për produktet e tjera të mbrojtura për shkak të efekteve të nxehtësisë së verës.

Produktet që do të përfitojnë përfshijnë disa lloje Calvados dhe musht molle nga Normandia, verën e gazuar Crémant d’Alsace, qengjin nga Poitou-Charentes dhe kumbullat Reine-Claude.

Certifikatat e origjinës u lejojnë fermerëve të shesin me një çmim të lartë, por ato vijnë me rregulla të rrepta që rregullojnë vendndodhjen dhe metodën e prodhimit.

rregullatfrancarrepta

Më shumë nga Stil

  • 22:33Si ndikon vitamina E në trupin tonë?
  • 17:31Nili Perëndimor arrin në Kumanovë, 53 raste raportohen në Maqedoninë e Veriut