Më shumë se 500 persona kanë vdekur nga shpërthimi i fundit i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa autoritetet shëndetësore raportojnë se numri i rasteve të konfirmuara ka kaluar 1 mijë e 500.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kongos, deri tani janë regjistruar 1,561 raste, prej të cilave 506 kanë përfunduar me fatalitet, që nga shpallja e shpërthimit më 15 maj. Zyrtarët thonë se përhapja e sëmundjes po vazhdon më shpejt se sa reagimi institucional.
Në provincën Ituri, epiqendra e shpërthimit, punëtorët shëndetësorë kanë paralajmëruar grevë 24-orëshe nëse nuk u paguhen benefitet dhe nuk përmirësohen kushtet e punës.
Ata përfshijnë kryesisht profesionistë shëndetësorë që po punojnë në kushte të vështira, me pushime të kufizuara dhe nën presion të madh, shkruan Abcnews.
Në një njoftim drejtuar qeverisë, punëtorët kanë deklaruar se nuk kanë marrë pagesat e premtuara që nga fillimi i shpërthimit, si dhe se mungojnë pajisjet dhe furnizimet e nevojshme për punë.