Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Dr. Zhan Mitrev ndan 26 vite përvojë në Kongresin e Parë të Kardiologjisë Pediatrike dhe Kirurgjisë Kardiake në Kosovë

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 11:10
Dr. Zhan Mitrev ndan 26 vite përvojë në Kongresin e Parë të Kardiologjisë Pediatrike dhe Kirurgjisë Kardiake në Kosovë

Në kuadër të Kongresit të Parë të Kardiologjisë Pediatrike dhe Kirurgjisë Kardiake që po mbahet në Prishtinë, po merr pjesë edhe Dr. Zhan Mitrev, i cili në një panel të veçantë foli për 26 vitet e përvojës së tij me plot përkushtim dhe profesionalizëm, duke ndarë njohuritë e tij jo vetëm me kolegët profesionistë, por edhe me të rinjtë që synojnë ta zhvillojnë karrierën në këtë fushë.

Para dhjetëra profesionistëve të shquar të mjekësisë nga Kosova dhe rajoni, Dr. Zhan Mitrev prezantoi arritjet dhe përvojën shumëvjeçare të Spitalit Zhan Mitrev në trajtimin kirurgjikal të sëmundjeve të lindura të zemrës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Prishtinë, jo vetëm për të prezantuar rezultatet e shkëlqyera të 26 viteve të punës në Spitalin Zhan Mitrev, por edhe për të ndarë përvojën time si profesionist në trajtimin e sëmundjeve të lindura të zemrës,” u shpreh Dr. Mitrev.

Ai theksoi përmasat dhe ndikimin e punës së spitalit ndër vite, duke e bërë atë ndër më të mirët në këto dy dekada në trajtimin e shumë sëmundjeve, veçanërisht atyre kardiovaskulare.

“Që nga viti 2000, kemi realizuar më shumë se 15,000 intervenime kardiovaskulare, si dhe mbi 10,000 procedura të tjera. Deri më sot, mbi 3 milionë pacientë kanë marrë trajtim në spitalin tonë. Sot funksionojmë si spital i përgjithshëm, me fokus të veçantë në kirurgji, sidomos në atë kardiovaskulare,” tha Dr. Mitrev.

Duke folur më konkretisht për temën e kongresit dhe përvojën e tij si njëri nga mjekët më të mirë në trajtimin e rasteve të sëmundjeve të lindura të zemrës, Dr. Mitrev nënvizoi se është i lumtur që deri më sot janë trajtuar rreth 1,570 raste me këtë anomali, ndërsa në përgjithësi, në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, spitali realizon rreth 1,000 operacione në vit, si dhe afro 800 procedura vaskulare.

Duke reflektuar mbi zhvillimin e vazhdueshëm të trajtimit kardiovaskular, ai theksoi se që nga viti 2007, klinika ka avancuar ndjeshëm në diagnostikim përmes përdorimit të CT scan-it. Ai shtoi se ekipi mjekësor i Spitalit Zhan Mitrev sot është shumë i specializuar në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe, në raste të caktuara, përdor edhe teknologjinë e rindërtimit 3D të zemrës për trajtime më komplekse. Në fund të prezantimit, Dr. Mitrev ndau dy raste të veçanta të foshnjave nga Kosova, të cilat ishin trajtuar me sukses për sëmundje shumë të rralla të zemrës, duke dëshmuar jo vetëm ekspertizën, por edhe ndikimin njerëzor të këtij profesioni. Dr. Mitrev gjithashtu bashkëbisedoi me pjesëmarrës

it pas prezantimit, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke shprehur interes për shkëmbim profesional. Ai theksoi se ndarja e përvojës me kolegët në Kosovë, në rajon dhe më gjerë është thelbësore për avancimin e profesionit dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare, në veçanti atyre të lindura.

Dr. Zhan Mitrev

Më shumë nga Stil

  • 16:02Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë
  • 15:58Testi i thjeshtë me metër që mund të tregojë më mirë rrezikun për sëmundje të zemrës
  • 20:00Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
  • 19:44Nis eklipsi diellor, spektakli qiellor shihet pjesërisht edhe nga Kosova