Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Doktoresha kosovare prezanton Kosovën në një ngjarje të rëndësishme në Chicago

GD
Gazeta Demos21 mars 2026 në 15:53
Doktoresha kosovare prezanton Kosovën në një ngjarje të rëndësishme në Chicago

Një arritje e rëndësishme për shkencën dhe mjekësinë kosovare është shënuar së fundmi, pasi Prof. Dr. Venera Berisha – Muharremi do të përfaqësojë Kosovën në një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e endokrinologjisë.

Bëhet fjalë për konferencën vjetore ENDO 2026, e organizuar nga Endocrine Society, e cila këtë vit do të mbahet në Chicago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Punimi shkencor i Prof. Dr. Venera Berisha – Muharremi, i cili trajton efektin e trajtimit të gjëndrës tiroide përmes fotobiomodulimit, respektivisht përdorimit të laserit të nivelit të ulët, është përzgjedhur për prezantim në këtë ngjarje me rëndësi globale. Ky përzgjedhje konsiderohet një vlerësim i lartë për kontributin e saj në fushën e kërkimit shkencor.

Në këtë konferencë marrin pjesë studiues dhe profesionistë nga mbarë bota, duke e bërë atë një platformë kyçe për shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimet më të fundit në endokrinologji.

Prof. Dr. Venera Berisha – Muharremi ka shprehur krenarinë e saj për përfaqësimin e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës në këtë event të rëndësishëm, duke e cilësuar këtë si një hap të madh për promovimin e punës shkencore nga vendi ynë në arenën ndërkombëtare.

mjeke

Më shumë nga Stil

  • 19:22Pija e rënies në peshë