Lëngu i freskët nuk ka pse të jetë vetëm i gjelbër ose i mbushur me spinaq. Shega është përdorur si ilaç në mjekësi para mijëra vitesh.
Tani, ky lëngë është duke u studiuar për benefitet shëndetësorë që ka. Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe të forcojë imunitetin.
Këto janë disa nga të mirat shëndetësorë që ka shega:
Antioksidant
Kokrrat e shegës përmbajnë nuancën e kuqe nga polifenolët. Këto kimikale janë antioksidanë të fuqishëm.
Lëngu i shegës përmban nivel të lartë të antioksidantëve, më shumë se të gjithë lëngjet e frutave tjera. Gjithashtu ka tre herë më shumë antioksidanë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Antioksidanët ne lëngun e shegës mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacioni.
Vitaminë C
