Përgjatë këtij viti, në të gjithë Shqipërinë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar 18 raste me fruth. Më i fundit ka qenë rasti i një 3-vjeçari të lindur në Angli, i cili ishte i pavaksinuar.
“Nga periudha janar deri aktualisht kemi 18 raste me fruth të konfirmuara, të cilat kanë qenë kryesisht në Fier dhe në Tiranë, raste sporadike, pikërisht tek fëmijët të cilët pjesa më e madhe kanë qenë të pavaksinuar ose një pjesë e vogël e tyre e vaksinuar vetëm një dozë. Rasti i fundit i konfirmuar me fruth është një fëmijë i lindur jashtë vendit, ka ardhur në Shqipëri, por nuk e ka aplikuar vaksinën duke filluar nga mosha 6 muajsh e më tej. Prindërit e mbajnë në shtëpi, e në një moment të caktuar duhet të ketë të ketë në kontakt me këtë virus”, u shpreh Rovena Daja, specialiste në ISHP, raporton Tv Klan.
Për të shmangur komplikacionet dhe përhapjen e fruthit, ISHP rekomandon marrjen e dozave përkatëse të vaksinës.
