Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 10:16
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësim për paraqitjen e rasteve të sëmundjes së fruthit tek fëmijët në javët e fundit.

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, janë identifikuar 10 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi dhe të gjithë fëmijët e infektuar kanë qenë të pavaksinuar.

Siç thotë KOMF-i nw reagim, shqetësuese mbetet rënia e mbulueshmërisë së vaksinës kundër fruthit në grupmoshën 12–24 muaj, e cila rrit rrezikun për shpërthime të fruthit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme me vaksinë.

KOMF i bën thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të vaksinojnë fëmijët e tyre, në përputhje me kalendarin e rregullt të vaksinimit. KOMF thekson se vaksinimi i fëmijëve është obligim ligjor i prindërve që lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e shëndetit të fëmijës.

“Vaksinat janë mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme, ato janë të testuara shkencërisht, të sigurta dhe të miratuara nga institucionet relevante shëndetësore ndërkombëtare”.

Në këtë drejtim, KOMF u bënë thirrje prindërve që të mos bien pre e dezinformatave dhe informacioneve të pasakta që mund të qarkullojnë në hapësirat publike apo online. Për çdo paqartësi, prindërit inkurajohen të konsultohen me profesionistët shëndetësorë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komuna.

“Njëherit, KOMF u bën thirrje institucioneve shëndetësore që të intensifikojnë veprimet për identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe për vaksinimin e fëmijëve në komunitet (derë më derë).

KOMF thekson nevojën për reagim të koordinuar dhe të vazhdueshëm institucional, me fokus në rritjen e mbulueshmërisë së vaksinimit dhe mbrojtjen efektive të shëndetit të fëmijëve. KOMF vlerëson se institucionet shëndetësore duhet të intensifikojnë fushatat vetëdijesuese për vaksinimin, të cilat duhet të shoqërohen me informim të vazhdueshëm të prindërve, me qëllim që ata të jenë të informuar saktë dhe në mënyrë të plotë për rëndësinë dhe sigurinë e vaksinimit.

Më shumë nga Stil

  • 22:31Temperaturat e larta, ja frutat që duhet të konsumoni në këto ditë
  • 19:07Natë në mes të ditës: Eklipsi Total Diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh – duket edhe nga vendi ynë
  • 17:26Vaji i ullirit e mbron zemrën