Edon Zhegrova po shkëlqen në UEFA Nations League, duke kryesuar renditjen për driblime të kompletuara.
Ylli i Kosovës ka realizuar 18 driblime të suksesshme, duke lënë pas Antonio Nusan me 13, ndërsa Arda Guler, Nuno Mendes dhe Tomas Suslov kanë nga 11
18 – Edon Zhegrova
13 – Antonio Nusa
11 – Arda Guler
11 – Nuno Mendes
11 – Tomaš Suslov
Me këtë statistikë, Zhegrova është aktualisht lojtari me më së shumti driblime të kompletuara në kompeticion, duke konfirmuar edhe një herë aftësitë e tij në duelet një kundër një