Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Yjet e futbollit të pranishëm në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, mësohet kërkesa e familjes

GD
Gazeta Demos5 korrik 2025 në 11:32
Yjet e futbollit të pranishëm në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, mësohet kërkesa e familjes

Mijëra njerëz janë mbledhur këtë mëngjes në qytetin e Gondomarit për të marrë pjesë në funeralin e Diogo Jotës, futbollistit të Liverpoolit dhe kombëtares së Portugalisë, i cili humbi jetën së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, në një aksident tragjik automobilistik.

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias – bashkëlojtar i Jotës me kombëtaren portugeze – ka mbërritur në funeral, i veshur krejtësisht në të zeza dhe duke mbajtur një buqetë me trëndafila të bardhë në dorë.

Po ashtu, ish-shoku i skuadrës së Jotës te Wolves dhe Portugalia, Nelson Semedo, është parë në vendin e ceremonisë mortore.

Arkivolet e dy vëllezërve janë vendosur në një kishë në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar.

Pak para orës 10:00 të mëngjesit, trupat do të dërgohen nga kapela në hyrjen kryesore të Kishës Parokiale të Gondomarit.

Ndërkohë që vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë do të lejohen brenda në kishë, ceremonia do të transmetohet me zë në ambientin e jashtëm për publikun e shumtë të pranishëm.

Dje, mijëra qytetarë kanë nderuar kujtimin e Jotës gjatë homazheve, duke vendosur lule dhe objekte përkujtimore në kapelën ku qëndroi trupi i tij.

Sot, shumë tifozë janë mbledhur jashtë kishës të veshur me fanella të ekipeve ku kanë luajtur dy vëllezërit – për t’i dhënë lamtumirën njërit prej futbollistëve më të dashur të Portugalisë.

Ndër të pranishmit ishte edhe agjenti i njohur Jorge Mendes, i cili mbërriti i veshur me kostum të zi dhe kravatë të zezë.

Kapiteni i Manchester Cityt dhe një tjetër bashkëlojtar i Jotës në kombëtare, Bernardo Silva, është parë gjithashtu jashtë kishës. Po ashtu, në ceremoni kanë mbërritur edhe ish-lojtarët e Liverpoolit, Fabinho dhe Thiago Alcantara.

Delegacioni i Liverpoolit ka hyrë në kishë duke mbajtur dy kurora lulesh në formë fanellash, me numrat 20 dhe 30 – njëra për Diogo Jotën dhe tjetra për vëllain e tij, Andre Silva.

Turma e pranishme jashtë ndërtesës shpërtheu në duartrokitje ndërsa ata hynë.

Ceremonia e sotme shënon një moment të dhimbshëm për familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe tifozët e Diogo Jotës – një futbollist që do të kujtohet jo vetëm për talentin e tij në fushë, por edhe për shpirtin dhe përulësinë që e karakterizonte.

Më shumë nga Sport

  • 21:50Arteta e jep lajmin e gëzueshëm për tifozët e Arsenalit, pritet edhe një nënshkrim i ri pas Brunos
  • 16:56Nuk pati zgjidhje tjetër, portieri brazilian detyrohet të bëjë pritje me kokë
  • 16:52Sulmues milionësh që s’e kishte parë golin që një kohë të gjatë, sot shënoi dy në miqësore
  • 16:38Barcelona merr vendim për të ardhmen e yllit të ekipit
  • 12:40FIFA del zyrtarisht në mbrojte të Infantinos