Werder Bremen po shqyrton mundësinë e transferimit në huazim të Arijon Ibrahimovic nga Bayern Munich.
Sipas Kerry Hau dhe Sky Sport Germany, bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit dhe Bayern kanë nisur, por ende nuk ka një marrëveshje të avancuar.
Bayern dhe Ibrahimovic janë të hapur për një lëvizje të minutës së fundit, ndërsa interes për talentin kosovar kanë shfaqur edhe Union Berlin dhe Atalanta.Merkatoja pritet të sjellë zhvillime të reja për të ardhmen e 20-vjeçarit.
