Manchester Unitedi raportohet se do të tentojë ta transferojë 26-vjeçarin italian Sandro Tonali nga Newcastle United gjatë afatit kalimtar veror.
Një raport nga mediumi italian “Tutto Mercato Web” ka zbuluar se Sandro Tonali vazhdon të jetë objekt i interesimit të madh nga Manchester Unitedi.
“Djajtë e Kuq” janë të etur ta përforcojnë skuadrën e parë me një mesfushor defensiv në muajt e ardhshëm dhe kanë vënë në shënjestër yllin e Newcastle United.
Përditësimi i fundit ka zbuluar se gjiganti i Premierligës “e ka bërë tashmë të qartë se është gati të paraqesë një ofertë të përshtatshme” për ta transferuar ish-mesfushorin e Milanit këtë verë.
Newcastle United synon të përfitojë 100 milionë euro, përfshirë bonuset, nga largimi i Tonalit.
Ky vlerësim dhe paga vjetore prej 8 milionë eurosh e lojtarit e bëjnë atë një objektiv të papërballueshëm për Juventusin.
Sandro Tonali është shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në Premierligë që prej transferimit te Newcastle United nga Milani në korrik të vitit 2023.
Edhe pse 26-vjeçari pati një fillim të vështirë pasi mungoi për disa muaj për shkak të pezullimit nga bastet sportive, ai ka qenë vendimtar sa herë që ka qenë i gatshëm për skuadrën nga Tyneside.
Tonali ka zhvilluar mbi 100 paraqitje për Newcastle United deri më tani, duke kontribuar me dhjetë gola dhe dhjetë asistime.
