Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Tuttosport: Edon Zhegrova mungon edhe në ndeshjet e tetorit te Kosova

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 17:37
Tuttosport: Edon Zhegrova mungon edhe në ndeshjet e tetorit te Kosova

Edon Zhegrova shihet si një nga opsionet kryesore për Juventusin në ndeshjen e ardhshme kundër Milanit, por Kombëtarja e Kosovës do të duhet të bëjë pa të edhe gjatë tetorit.

Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, e cila është e afërt me Juventusin, sulmuesi kosovar pritet të mbetet në Torino gjatë pauzës së kombëtareve për t’u rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe për t’u rikthyer në formë.

Federata e Futbollit të Kosovës po konsideron t’i japë më shumë kohë pushim, në mënyrë që ai të rikthehet i freskët dhe në formën më të mirë fizike.

Zhegrova mungoi për Kosovën edhe në shtator në sfidat ndaj Zvicrës dhe Suedisë. Ndërkohë, në tetor ai pritet të humbasë dy sfidat ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Ky zhvillim shihet si një hap pozitiv për lojtarin dhe klubin e tij, pasi kthimi i Zhegrovës në gjendje optimale mund të ndihmojë Torinon në ndeshjet e ardhshme të Serie A, përfshirë edhe përballjen e vështirë ndaj Milanit.

Tuttosport shkruan se Zhegrova është favorit për të marrë fanellën e titullarit ndaj Milanit, pasi ai në mesjavë nuk luajti asnjë minutë ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sport

  • 21:06Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu
  • 19:48Shqipja kosovare e bën “llugë” Moskën e Rusinë, ‘vajtojnë’ mediat serbe për transferimin 11-milionësh të Dakut
  • 19:13Manchester City po mendon për të gjetur pasardhësin e Rodrit, interesohet për yllin e Premierligës
  • 19:12Tottenhami e shpërblen talentin shqiptar me kontratën e parë profesionale, pritet t’i bashkohet skuadrës së parë
  • 16:21Një dekadë krenarie: 10 vjet nga medalja e parë olimpike e Kosovës