Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin amator italian. Ish-futbollisti dhe trajneri i portierëve, Diego Ruspantini, ka ndërruar jetë papritur në moshën 46-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Porto Recanati, në rajonin Marche, ku Ruspantini jetonte së bashku me familjen e tij.
Sipas mediave lokale, ai kishte darkuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët, por më pas kishte shprehur se nuk ndihej mirë, para se të shkonte për të pushuar.
Gjatë natës, Ruspantini u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit.
Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por fatkeqësisht vetëm konstatuan vdekjen e tij.
