Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Trabzonspori hedh sytë te ylli i Kombëtares Shqiptare

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 21:34
Trabzonspori hedh sytë te ylli i Kombëtares Shqiptare

Trabzonspori ka përshpejtuar punën për merkaton e verës dhe një nga emrat në listën e klubit turk është Myrto Uzuni.

Skuadra nga Trabzoni ka kthyer sërish vëmendjen nga MLS, ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, i cili vazhdon të ndiqet nga skautët e klubit.

Uzuni, 30 vjeç, ka kontratë që skadon në fund të sezonit të ardhshëm, një faktor që mund ta bëjë më të lehtë lëvizjen e tij në merkato.

Gjatë këtij sezoni, Uzuni ka zhvilluar 14 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 1 asistim, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e stafit teknik dhe skautëve të Trabzonsporit. Klubi turk e kishte ndjekur lojtarin edhe më herët, madje kishte tentuar ta transferonte në fund të merkatos dimërore, por marrëveshja nuk u finalizua.

Tashmë, drejtuesit e Trabzonsporit pritet të rikthehen me një ofertë të re gjatë verës, duke shpresuar të përfitojnë nga situata e kontratës së lojtarit.

Sipas analizave të brendshme të klubit, performanca e Uzunit dhe eksperienca e tij në futbollin europian e bëjnë atë një profil të përshtatshëm për kërkesat e Süper Lig, ku ritmi dhe intensiteti janë shumë të lartë.

E ardhmja e sulmuesit shqiptar mbetet e hapur, ndërsa Trabzonspori duket i vendosur të mos heqë dorë nga tentativa për ta sjellë atë në Turqi.

Trabzonspori

Më shumë nga Sport

  • 19:38Vojvoda: Austria favorit, por edhe ne i kemi shanset tona
  • 19:32Foda: Objektivi ynë është Euro 2028, jo Liga A
  • 17:58Renditja e FIFA-s, ngritët Kosova
  • 17:47Austria me vlerë më të madhe financiare se Kosova, ja diferenca para përballjes së nesërme
  • 16:40Tension në kombëtaren e Irlandës: Lojtarët ndahen për ndeshjen me Izraelin