Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Thirrjet e tifozëve kundër myslimanëve, Federata e Futbollit të Spanjës rrezikon dënim të rëndë

GD
Gazeta Demos7 prill 2026 në 18:30
Thirrjet e tifozëve kundër myslimanëve, Federata e Futbollit të Spanjës rrezikon dënim të rëndë

FIFA ka nisur zyrtarisht një procedurë disiplinore ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit, pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes miqësore kundër Egjiptit.Sipas raportimeve, gjatë zhvillimit të takimit, një pjesë e tifozëve spanjollë janë përfshirë në thirrje ofenduese me përmbajtje fetare, duke kënduar:

“Kush nuk kërcen është mysliman!”, një slogan që është konsideruar diskriminues dhe i papranueshëm në kontekstin sportiv ndërkombëtar

Në një deklaratë zyrtare, FIFA theksoi se çdo formë diskriminimi, përfshirë atë mbi baza fetare, bie ndesh me rregulloret dhe vlerat themelore të organizatës. “FIFA mban një qëndrim zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla dhe do të shqyrtojë me kujdes të gjitha provat përpara se të marrë vendimin përfundimtar,” thuhet në komunikatë.

Federata Spanjolle ende nuk ka dhënë një reagim të detajuar mbi incidentin, por pritet që të bashkëpunojë me organet disiplinore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në raste të ngjashme, sanksionet mund të përfshijnë gjoba financiare, zhvillim ndeshjesh pa tifozë, apo masa të tjera disiplinore.

Procedura është ende në fazë hetimi dhe vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, me Federatën e Spanjës që pritet të dënohet me dënim jo të lehtë.

FIFA

Më shumë nga Sport

  • 17:46Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta rreth fotove virale të yllit të Spanjës dhe vajzës misterioze me bikini
  • 17:17Barcelona konfirmon lëndimin e Bardghjit, do të mungojë gjatë
  • 17:17Enrique: Duam ta barazojmë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 Liga të Kampionëve radhazi
  • 16:05Zyrtare: Drita prezanton mesfushorin shqiptar, Rroca largohet nga futbolli turk
  • 16:00Zhegrova bën paraqitje të mirë në miqësoren e Juventusit