Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Thirrje dhe banderola kundër Kosovës në ndeshjen Serbi – Shqipëri, reagon FFK-ja

GD
Gazeta Demos11 tetor 2025 në 23:35
Thirrje dhe banderola kundër Kosovës në ndeshjen Serbi – Shqipëri, reagon FFK-ja

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një reagim të menjëhershëm pas ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Në Leskovc, vazhdimisht pati thirrje raciste nga tifozët serbë, shkruan Gazeta Express.

Madje, në stadium ishte edhe harta e Kosovës me flamurin serb në të.

Reagimi i FFK-së:

FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri

Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë.

Në këtë drejtim, FFK do të paraqesë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar që të ndërmerren masa të qarta dhe të rrepta ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për këto akte të përsëritura, që dëmtojnë imazhin e futbollit dhe cenojnë parimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit e Kosovës uron Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e merituar 1:0 ndaj Serbisë, një fitore që pasqyron karakterin, përkushtimin dhe forcën e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë me dinjitet vlerat e sportit, të respektit dhe të barazisë mes popujve, duke kërkuar që çdo fushë futbolli në Evropë të jetë vend i lojës dhe jo i urrejtjes.

FFK

Më shumë nga Sport

  • 22:49Kosova përfundon përgatitjet para ndeshjes me Austrinë
  • 22:44Haaland flet për situatën te City
  • 22:44Duka feston ditëlindjen mes drejtuesve të futbollit europian, Ceferin i dhuron një top
  • 21:59Policia në alarm para Liverpool – Manchester City, frikë për sulm ndaj autobusit të mysafirëve
  • 21:13Toni Kroos po rikthehet në fushën e gjelbër, tani si trajner