Kryetrajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka thënë se pret ndeshje të vështirë ndaj Andorrës.
Në konferencën e sotme për media, ai tha se megjithatë do të luajnë siç e nisën ndaj Anglisë.
“Andorra është një ekip që mbrohet shumë mirë, do jetë ndryshe nga ndeshja në Tiranë. Kundërshtari pëson pak gola, është ekip i vështirë, që luan për çdo top dhe centimetër në fushë. Diferencat në futboll janë zvogëluar. Do luajmë me të njëjtin shpirt gare, siç e kemi nisur ndaj Anglisë. Jemi ekip i ekuilibruar, që e ruajmë qetësinë”, u shpreh trajneri i Shqipërisë.
