Sulmuesi finlandez, Teemu Pukki, do t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist këtë vjeshtë, në moshën 36-vjeçare.
Reprezentuesi i Finlandës, i njohur si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares finlandeze, ka edhe katër ndeshje të mbetura në karrierën e tij, përpara se të varë këpucët në gozhdë pas përfundimit të sezonit
“Është koha t’i them lamtumirë futbollit profesionist pas këtij sezoni. Kam edhe katër ndeshje të mbetura në karrierën time dhe dua t’i fitoj ato”, është shprehur Pukki.
