Deklarata e Luciano Spallettit për Edon Zhegroven vjen pas fitores 2-0 të Juventusit ndaj Pisas të zhvilluar dje, ndeshje në të cilën reprezentuesi i Kosovës pati një ndikim të menjëhershëm pas inkuadrimit në lojë.
Zhegrova u fut në fushë në minutën e 60-të dhe ndryshoi rrjedhën e takimit, duke i dhënë më shumë ritëm dhe kreativitet fazës sulmuese të bardhezinjve. Me guximin në lojën një kundër një dhe lëvizjet e shpejta në krah, ai ringjalli lojën e Juventusit në një moment kur ekipi po haste vështirësi për të thyer mbrojtjen e Pisas.
Anësori kosovar ishte kyç në aksionin e golit të parë, i cili nisi pikërisht nga këmbët e tij, duke krijuar hapësirat që çuan te avantazhi i Juventusit dhe i hapën rrugë fitores.
