Të shtunën trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, vlerësoi cilësitët individuale të Edon Zhegrovës. Por tekniku italian ka vendosur të mos startoj me Zhegrovën në ndeshjen ndaj Lazios.
Ndeshja Juventus – Lazio zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe i takon javë së shtatë të Serie A.
Zhegrova ka shfaqur formë të mirë në tri ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.
Shënoi dy gola ndaj Sassuolos, asistoi një herë ndaj Atalanantas, ndërsa javën e kaluar u cilësua prej më të mirëve kundër Cagliarit.


