Një rast i pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një person që i ngjan shumë yllit brazilian Neymar shkaktoi rrëmujë dhe entuziazëm të madh në një qendër tregtare.
VIDEO:
Sipas raportimeve, shumë tifozë besuan se bëhej fjalë për vetë Neymarin dhe u mblodhën menjëherë rreth tij për të bërë foto, për të kërkuar autografe dhe për ta përshëndetur, përcjell “Gazeta Express”.
Situata u bë aq e zhurmshme sa e tërhoqi vëmendjen e sigurisë së qendrës tregtare.
Sozia e sulmuesit brazilian arriti t’i mashtrojë për disa minuta qindra persona falë ngjashmërisë së madhe fizike me ish-yllin e Barcelonës dhe PSG-së, një nga futbollistët më të njohur në botë.
Popullariteti i Neymarit vazhdon të jetë jashtëzakonisht i madh, sidomos gjatë Botërorit 2026 që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Pamjet e incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues janë argëtuar me reagimet e tifozëve që besuan se e kishin takuar nga afër idhullin e tyre