Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Shuplaka ndaj referit, dënim i ashpër për kosovarin në Zvicër

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 16:05
Shuplaka ndaj referit, dënim i ashpër për kosovarin në Zvicër

Shuplaka që ia dha referit disa muaj më parë i kushtoi goxha shtrenjtë një 51-vjeçari nga Kosova.

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshje të kategorisë C të juniorëve, në mes të Schoftland dhe Fc Villmergen. Ndeshja u fitua 4:2, në fund të takimit nga Schoftland me anë të dy golave të shpejt, e kjo shkaktoi zemërim të madh tek burri nga Kosova, biri i të cilit luante për skuadrën humbëse.

Debati me gjyqtarin e takimit, eskaloi me goditje ku 35-vjeçari pësoi një prerje në mjekër, shkruajnë mediat zvicerane.

E krejt kjo nuk kaloi pa u sanksionuar.

51-vjeçari nga Kosova mori një gjobë me kusht prej 100 ditësh me nga 70 franga, e po ashtu edhe një gjobë tjetër prej 1 mijë e 400 frangash.

Kjo nuk është e tëra, pasi që ai duhet të paguajë edhe tarifën për urdhrin penal prej 1 mijë frangash.

Federata e Futbollit të Aargaut, ia ndaloi atij edhe hyrjen në stadiumet zvicerane në periudhë trevjeçare.

Pa pasoja nuk kaloi as ekipi i djalit të të pandehurit, FC Villmergen. Skuadra u dënua nga federata me një gjobë disiplinore prej 3 mijë e 500 frangash.

E këtë shumë parash, klubi mund t’ia kërkojë burrit nga Kosova që ta paguajë, pasi që ky e kishte goditur gjyqtarin

Zvicer

Më shumë nga Sport

  • 19:54Merr fund dilema e Vinicius, ja vendimi që mori Reali
  • 19:39Prezantimi i jashtëzakonshëm i Salah, stadiumi i përmbushur
  • 19:36Zbulohet paga marramendëse e Salahut te Trabzonspori – rekord absolut në Turqi
  • 19:2450 milionë euro blerje, PSG njofton blerjen e madhe
  • 19:17Mourinho i kënaqur me skuadrën, nuk planifikon përforcime në mesfushë