Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Shqipëria përballet sot me Letoninë, i nevojiten sonte pikët më shumë se kurrë

GD
Gazeta Demos9 shtator 2025 në 15:16
Shqipëria përballet sot me Letoninë, i nevojiten sonte pikët më shumë se kurrë

Kombëtares shqiptare i nevojiten pikët sonte më shumë se kurrë më parë.

Kuqezinjtë do ta presin Letoninë në këtë mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Trupa e trajnerit Sylvinho do t’i kërkojë me ngulm tri pikët për t’i mbajtur sadopak gjallë shpresat e pakta për të shkuar në Kupën e Botës.

Kështu, Shqipëria do të hyjë “all-in” ndaj Letonisë, ndërsa synon po ashtu ta përmirësojë imazhin pas paraqitjes së zbehtë në miqësoren ndaj Gjibraltarit ditë më parë.

Kuqezinjtë po ashtu synojnë ta thyejnë një tabu pasi nuk kanë fituar në asnjërën prej gjashtë përballjeve me letonezët.

Sidoqoftë, ajo që jep shpresë janë statistikat e mira të Shqipërisë në pesë ndeshjet e fundit, ku i ka fituar dy prej tyre, ndaj Andorrës, kanë barazuar me Letoninë e Serbinë, dhe kanë humbur nga Anglia, po ashtu në kualifikime.

Aktualisht, Kuqezinjtë gjenden në vendin e tretë në grup me 5 pikë, me Anglinë që kryeson me 12 pikë, ndërsa Serbia është e dyta me 7 pikë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë do të luhet sonte në “Arenën Kombëtare” në Tiranë duke filluar nga ora 20:45.

Më shumë nga Sport

  • 20:16Gol e asistim, Donat Rrudhani shkëlqen në fitoren e madhe të Sionit ndaj Thun
  • 20:07Panik gjatë ndeshjes në Itali, futbollisti humb papritur ndjenjat dhe rrëzohet
  • 19:33Fitore me rikthim, Arsenali e fiton derbin e Londrës ndaj Chelseat
  • 19:28Raphinha e barazon rekordin e Messit, me golin ndaj Valencias
  • 18:27Barcelona e frikshme, e mbyll një tjetër ndeshje me pesë gola në La Liga