Shpati Zekaj ka nisur me sukses garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke kaluar pengesën e parë në garë.

Xhudisti nga Kosova triumfoi ndaj Aleksandar Tomiqit nga Mali i Zi, në përballjen e tij të parë.

Me këtë fitore, Zekaj ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku do të kërkojë një tjetër triumf për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes.