Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Shkëlqeu dje ndaj tyre, Barcelona e interesuar për portierin e Real Sociedadit

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 20:48
Shkëlqeu dje ndaj tyre, Barcelona e interesuar për portierin e Real Sociedadit

Barcelona u ndal nga shtyllat dhe nga një Alex Remiro i jashtëzakonshëm në portën e Real Sociedadit të dielën mbrëma, teksa pësoi humbjen e parë që nga muaji nëntor në “Anoeta”. Gjigantët katalanas janë mëse të njohur me cilësitë e tij.

Vitin e kaluar u raportua se drejtori sportiv Deco ishte i interesuar për Remiron si një opsion potencial për Barcelonën, duke e parë atë si një nga zgjedhjet më të mira në treg. Aston Villa dhe Newcastle United, të cilat ishin të lidhura me portierin aktual titullar Joan Garcia, po ashtu shfaqën interes për Remiron, i cili ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh. Vetë Remiro e konfirmoi interesimin gjatë një interviste, por shprehu dëshirën të qëndronte te Real Sociedadi.

Remiro ka edhe 18 muaj kontratë me Real Sociedadin dhe sipas “Mundo Deportivo”, ai mund të jetë një marrëveshje shumë e leverdishme këtë verë. Klauzola e tij e lirimit bie në vetëm 10 milionë euro nëse nuk rinovon kontratën, një shumë plotësisht e përballueshme.

Pas shpenzimit të 25 milionë eurove për Joan Garcian gjatë verës, ai është konsoliduar si portieri titullar i Barcelonës në “Camp Nou”, përpara Wojciech Szczesny dhe Marc-André ter Stegen këtë sezon. Hansi Flick ka folur shpesh për nivelin e lartë të Garcias, me ish-portierin e Espanyolit që deri tani ka qenë një nga më të spikaturit te Barcelona.

Megjithatë, përfaqësuesit e Remiros i kanë komunikuar Barcelonës se kjo nuk do të përbënte pengesë për një transferim. Ai është i hapur për një lëvizje të tillë, duke qenë i vetëdijshëm se shumica e skuadrave të mëdha kanë nevojë për dy portierë të nivelit të lartë dhe beson se mund të ndihmojë në përmirësimin e Garcias.

Fcb

Më shumë nga Sport

  • 23:02Muriqi e çon Fenerbahcen në Champions League
  • 23:01Mbappe “hap krahët” në epokën e Mourinhos, e shkel Sociedadin
  • 22:43Mbappe i jashtëzakonshëm, kompleton ‘Hat-trick’-un
  • 22:28Mbappe nuk ka të ndalur, shënon golin e dytë personal dhe rikthen avantazhin
  • 22:27Liverpooli refuzohet nga Crystal Palace