Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Sassuolo i publikon pritjet “abnormale” të Aro Muricit

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 16:53
Sassuolo i publikon pritjet “abnormale” të Aro Muricit

Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A.

Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e fundit me Atalantën u zgjodh më i miri në fushë, sipas “Sofascore”.

Nga kjo platformë që është e specializuar në vlerësimin e futbollistëve në fushën e lojës, e ka vlerësuar Muricin me notën 9.5 në ndeshjen e xhiros që lamë pas ndaj Atalantës.

Portieri dardan njëmend pati një performancë për t’u mbajtur mend, pasi bëri gjashtë pritje në atë përballje.

Nga gjashtë pritjet që ai u përballë, pesë ishin prej brenda zonës.

E, kjo paraqitje e yllit dardan i la të kënaqur edhe klubin e tij, Sassuolon.

Faqja zyrtare e klubit ka bërë një postim të veçantë në nder të tij, duke bërë një mbishkrim të veçantë.

VIDEON MUND TA SHIHNI KËTU

Në video shihen pritjet e Muricit ndaj Atalantës, që përcillen me mbishkrimin: “Nuk e di se çka është normale më”.

Murici kaloi te Sassuolo gjatë verës, në formë huazimi nga Ipswich Town.

Mirëpo, pas përfundimit të huazimit në qershor, raportohet se klubi italian ka mundësinë e blerjes së Muricit për shumën e 10 milionë eurove.

Murici u rrit në akademinë e Manchester Cityt, mirëpo ka bërë disa lëvizje të ndryshme në formë huazimi në karrierën e tij, duke nisur nga NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II, Adana Demirspor, derisa kaloi në lëvizje të përhershme te Burnley në vitin 2022 për 3 milionë euro.

Në vitin 2024 ai kaloi tek Ipswich për 9.55 milionë euro.

Ndërkohë, që nga debutimi i tij me Kosovën në vitin 2018, ai ka luajtur në total 48 ndeshje me kombëtaren dardane.

ARO MURIC

Më shumë nga Sport

  • 23:17Tottenhami njoftohet me fitore, nxjerr trepikëshin e parë të sezonit ndaj Coventrys
  • 22:30Ia bën sefte Marmoush, shënon golin e parë me Tottenhamin
  • 22:04Maroku apo Senegali? Ja kur do të jepet vendimi për finalen e Kupës së Afrikës…
  • 20:18S’humb kohë Getafe, Carvajal debuton sonte nga minuta e parë
  • 20:12S’ndryshon as në pjesë të dytë, ndahen në paqe Dukagjini me Drenicën