Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në Arabinë Saudite .
Sulmuesi portugez arriti një tjetër statistikë historike pasi shënoi një tjetër gol në ndeshjen e fundit të Al Nassr .
Me golin e shënuar ndaj Al Shabab, CR7 ka realizuar ndaj të gjithë kundërshtarëve të kampionatit këtë sezon, duke shënuar ndaj secilës prej 17 skuadrave të Saudi Pro League.
Një arritje e tillë nuk ishte regjistruar më parë nga asnjë futbollist në historinë e ligës saudite.
