Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkruajë historinë e futbollit, duke arritur në kuotën e 978 golave në karrierë pas golit të shënuar ndaj Al-Taawonit.
Superylli portugez realizoi golin e fitores për Al-Nassrin, që triumfoi 2:1 ndaj Al-Taawonit të premten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të elitës së futbollit arab.
Ronaldo e vulosi fitoren e skuadrës së tij në minutën e 50-të, ndërsa golin e parë për Al-Nassrin e shënoi Samu Costa.
