Mesfushori i Spanjës, Rodri, ka vlerësuar maksimalisht Francën në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar atë si kundërshtarin më të fortë me të cilin “Furia e Kuqe” është përballur deri më tani në turne.
Rodri theksoi se Franca është skuadra më në formë e Botërorit, duke veçuar jo vetëm cilësinë në repartin ofensiv, por edhe organizimin e saj në mbrojtje.
“Mezi e pres këtë ndeshje. Është testi ynë më i madh, përballë ekipit më në formë të Kupës së Botës. Kanë një sulm të jashtëzakonshëm, por ajo që më impresionon më shumë është mënyra se si mbrohen si skuadër”, deklaroi Rodri.
Mesfushori spanjoll u ndal edhe te bashkëlojtari i tij, Lamine Yamal, për të cilin tha se po tregon pjekuri të jashtëzakonshme pavarësisht moshës së re.
