Dje ishin rivalë në fushë, por futbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi, pas ndeshjes gjetën kohë për shoqëri.

Milot Rashica ka publikuar një fotografi me bashkëlojtarin e tij Kristjan Asllani, dhe dy kundërshtarët që kishhte dje, Qazim Laci dhe Altin Zeqiri.

Kjo fotografi erdhi pas përfundimit të ndeshjes Besiktash – Rizaspor, e cila përfundoi me fitoren e ”shqiponjave”, me rezultat 4-1.