Malisheva dhe Prishtina kanë barazuar 1:1 në derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, të zhvilluar të enjten në stadiumin “Liman Gegaj”.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29-të, kur Xhemal Ibishi shënoi pas një aksioni individual në zonën e Prishtinës.
Prishtina arriti të barazojë në minutën e 76-të. Assane Diatta ishte i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me 20 pikë, të grumbulluara nga gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje.


