Derbi i Madridit ishte një nga ndeshjet kontraverse të sezonit në La Liga.
Duke nisur nga ndërhyrja e Kang-in Lee ndaj Federico Valverdes, i cili gjyqtari Ortiz nuk e kishte ndalur për faull dhe ajo e Romeros ndaj Bellinghamit që u ndëshkua me të verdhë, me “Los Blancos” që e quajnë si vjedhje ndaj tyre.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas hodhi “kunja” ndaj Real Madridit duke i quajtur qesharake reagimet e tyre.
Ndërsa pas fjalëve të tij, Reali doli me një komunikatë zyrtare duke kërkuar edhe dorëheqjen e Tebasit nga posti i tij.
“Klubi ynë e konsideron të patolerueshme që presidenti i LaLigas përdor pozicionin e tij institucional për të vazhduar diskreditimin dhe sulmin ndaj Real Madridit në mënyrën që bën gjatë secilës paraqitje të tij publike. Është shumë shqetësuese që dikush përgjegjës për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të të gjitha klubeve të LaLigas mbetet i fokusuar në mënyrë obsesive te Real Madridi, duke e shndërruar klubin tonë në shënjestër të vazhdueshme të sulmeve të tij publike. Duke pasur parasysh këtë sjellje të papërshtatshme dhe të vazhdueshme, ne besojmë se gara profesionale e futbollit në Spanjë ka nevojë urgjente për një udhëheqës të aftë për ta menaxhuar atë dhe për të realizuar potencialin e saj të plotë me detyrën themelore të neutralitetit. Kërkon dikë që e kupton natyrën e rolit të tij, pasi presidenti i LaLiga-s nuk është pronari i garës, por një menaxher që i shërben klubeve që e përbëjnë atë dhe ia beson atij udhëheqjen e saj. Klubet kanë nevojë për dikë që i shërben këtij misioni me ndershmëri”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilen