Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë në Kupën e Botës në futboll, e planifikuar për të dielën në mbrëmje, raportohet se do të luhet disa orë më herët, në mesditë sipas kohës lokale në Meksikë, raportuan të premten mediat lokale të shtetit organizator .
Ndeshja e 1/16-ës së finales do të luhet në stadiumin “Estadio Azteca”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” . Meksika, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, është njëra nga organizatoret e Kupës së Botës këtë vit.
