Lideri i Superligës së Zvicrës në futboll, Thuni, është në kërkim të portierit të Kosovës, Amir Shaipi.
Sipas mediumit zviceran “4-4-2”, Shaipi kërkohet nga Thuni pas lëndimit të portierit të dytë të skuadrës, Nino Ziswiler.
Aktualisht, 25-vjeçari është portier i parë te Lugano dhe ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera së fundmi, duke u parë si një talent me të ardhme të ndritur.
