Eliminimi i Kolumbisë nga Kupa e Botës ka sjellë pasoja të rënda për futbollistin Jaminton Campaz, i cili është përballur me reagime të ashpra pas humbjes së penalltisë që ndikoi në largimin e skuadrës nga turneu.
Sulmuesi anësor kolumbian ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën, disa prej të cilave kanë qenë të drejtuara edhe ndaj familjes së tij.
Për këtë arsye, është marrë vendimi që Campaz të mos rikthehet për momentin në vendlindje, me qëllim mbrojtjen e familjarëve të tij që jetojnë në Kolumbi.
Rast i njëjtë kishte ndodhur edhe në vitin 1994, me Andres Escobar i cili u vra shkaku i një autogoli të tij ndaj SHBA-së.
