Presidentja e vendit Vjosa Osmani shkroi pak para fillimit të ndeshjës së Kosovës.
“Sonte në Bratisllavë, “Dardanët” tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të gjithëve: rrugën drejt Kupës së Botës 2026. Me zemër, me besim dhe me krenari, le të qëndrojmë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare. Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit”, shkroi Osmani
