Napoli dukej se i kishte gjërat në vijë në momentin e mbylljes së merkatos së verës. Ardhjet e reja u vlerësuan shumë nga të gjithë dhe organika e klubit ishte perfektë për të përballuar të gjitha impenjimet sezonale. Por realiteti flet të kundërtën.
Antonio Conte është në emergjencë dhe këtë e thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk mund t’i vihet faj. Futbollistët e tij në 30 impenjimet e para zyrtare kanë munguar në total në 153 ndeshje. Napoli, praktikisht ka zhvilluar një sezon me gjysmën e forcave në dispozicion që si pasojë ka sjellë shtimin e stresit dhe lodhjes te disa prej futbollistëve kyç. Pas një titulli të fituar, gjithnjë është e vështirë të konfirmohesh, por me sigurit trajneri i Napolit në këtë rast nuk ka pasur as fatin me vetë. Vitin e kaluar, në të njëjtën pikë si këtë vit, futbollistët e tij regjistruan 59 mungesa për dëmtime, shumë më pak se gjysma e mungesave të këtij viti.
Nuk është e lehtë të gjendet një shpjegim për gjithçka po ndodh. Trajneri është i njëjti, po kështu edhe stafi teknon. Fushat stërvitore nuk kanë ndryshuar nga viti i kaluar. Hipoteza më logjike për këtë rritje të numrit të dëmtimeve mund të jetë, rritja eksponenciale e impenjimeve dhe stresit. Në 2024/25, Napoli kishte në program vetëm kampionatin, pasi edhe Kupa e Italisë u braktis shumë shpejt. Përqendrimi ishte vetëm një një takim të përjavshëm të kampionatit, këtë vit, ritmi është përshpejtuar. Arrigo Sacchi ka thënë gjithnjë që një ndeshje e Ligës së Kampioneve, thith trefishin e energjive fizike dhe mentale në krahasim me një ndeshje të kampionatit. Zgjat më shumë se 90 minuta dhe ka fazën para dhe pas ndeshjes që konsumojnë forca.
