Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Një “lexuese e buzëve” zbulon se çka u tha Donald Trumpi lojtarëve të Spanjës e Argjentinës

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 19:23
Një “lexuese e buzëve” zbulon se çka u tha Donald Trumpi lojtarëve të Spanjës e Argjentinës

Një eksperte profesioniste e leximit të buzëve ka pretenduar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tha të njëjtën frazë të gjithë futbollistëve gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve pas finales së Kupës së Botës.

Spanja e zgjati serinë e saj të pamposhtur në 38 ndeshje, më e gjata në historinë e futbollit të kombëtareve, pasi në stadiumin “MetLife” mposhti Argjentinën 1-0 falë golit të Ferran Torres në minutën e 106-të.

Pas përfundimit të finales, Trump mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve së bashku me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, si dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Presidenti amerikan përshëndeti secilin lojtar në skenë duke i shtrënguar dorën. Më pas shkëmbeu disa fjalë me ta, përpara se t’u vendoste medaljen ose t’i prekte lehtë në kraharor.

Por çfarë u tha ai lojtarëve?

Sipas ekspertes së leximit të buzëve, Nicola Hickling, cituar nga “The Express”, Trump u përsëriti të gjithëve të njëjtën frazë:

“Ti je një kampion”, përpara se të shtonte: “Lojtar i jashtëzakonshëm”.

Megjithatë, jo të gjithë futbollistët ia shtrënguan dorën presidentit amerikan.

Sipas pamjeve televizive, mbrojtësi i Argjentinës, Cristian Romero, i cili ishte titullar në finale por u zëvendësua në minutën e 70-të për shkak të një dëmtimi, e injoroi Trumpin.

Romero u pa duke ia shtrënguar dorën Gianni Infantinos dhe Claudia Sheinbaumit, por kaloi pranë Donald Trump pa e përshëndetur.

Një tjetër lojtar që dukej i rezervuar gjatë momentit të përshëndetjes ishte sulmuesi i Spanjës, Borja Iglesias. Ai preku dorën e Trumpit, por e bëri këtë pa e parë fare në sy presidentin amerikan.

Iglesias ka qenë më parë kritik ndaj Trumpit, duke deklaruar se ai “ka vështirësi me vlerat themelore”.

“Ekziston një protokoll dhe një detyrim për ta përmbushur nga mirësjellja, edhe pse ajo që më thotë instinkti im është ndryshe nga ajo që duhet të bëj. Më pëlqejnë njerëzit që luftojnë për përparimin dhe për mbrojtjen e vlerave themelore, ndërsa mendoj se Trump ka vështirësi me këtë”, tha ai.

Ai shtoi me humor, sipas “The Mirror”: “Nuk dua të përfundoj në burg. Shpresoj ta përshëndes në një moment kur të gjithë jemi shumë të lumtur, që gjithçka të kalojë sa më shpejt dhe ta harroj. Nuk mendoj se ky është momenti për të krijuar polemika. Njerëzit e dinë shumë mirë se çfarë mendoj. Do të doja të bëja shumë gjëra, por realiteti është se, edhe pse disa mendojnë se kam fuqi të pakufizuar, nuk kam aq pushtet sa të ndryshoj disa gjëra”.

Pak para fillimit të finales, Iglesias publikoi në Instagram një fotografi të planit të ulëseve të stadiumit “MetLife”, ku shfaqeshin çmimet e biletave, duke e shoqëruar me mbishkrimin në spanjisht: “Una Vergüenza”, që në shqip përkthehet: “Një turp”.

Më shumë nga Sport

  • 22:59Presidenti i La Ligas reagon pas sulmeve të Realit ndaj gjyqtarëve në derbin e Madridit
  • 21:55A po i bën Reali lojtarët më të dobët? Flet ish-lojtari i “Los Blancos”, jep kritika të mëdha
  • 21:21Nis epoka Xavi te Holanda, mban stërvitjen e parë me “Tulipanët”
  • 21:20“Kam luftuar deri në sekondën e fundit”, Krasniqi reagon pas largimit të tij nga Vëllaznimi
  • 16:42Fitoi Kupën e Botës, De La Fuente shpërblehet me kontratë të re nga Spanja