Gara për president të FIFA-s mund të bëhet më interesante, pasi UEFA po shqyrton mundësinë e mbështetjes së një kandidateje për ta sfiduar Gianni Infantinon.
Sport
Një grua po synon ta rrëzoj Infantinon nga “froni” i FIFA-s

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, Michele Kang, presidente e klubit Olympique Lyonnais dhe një prej figurave më të njohura në futbollin e femrave, mund të jetë një nga emrat në garën për kreun e FIFA-s.
Një tjetër emër që përmendet është Lise Klaveness, presidente e Federatës së Futbollit të Norvegjisë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për kandidaturat e mundshme. Zgjedhjet për president të FIFA-s pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm në Rabat të Marokut.

