Gazeta e njohur amerikane “The New York Times” ka shkruar për ndeshjen vendimtare për Botërorin, të cilën Kosova e humbi ndaj Turqisë me rezultat minimal.
“The Athletic” e New York Times ka shkruar se pavarësisht humbjes, Kosova do të këndellet dhe do të bëjë përpjekjen e radhës për kualifikim në kampionate.
Gazeta njujorkeze ka shkruar edhe për atmosferën që mbretëroi të martën në Prishtinë gjatë tërë ditës.
“Prishtina ishte mikëpritëse për tifozët turq, mirëpo nikoqirllëku nuk shërbeu për një natë të mirë të ekipit vendas. Fansat e tyre e bënë të pamundurën që kombëtarja jofavorite në këtë takim të bënte përpjekjen historike për të siguruar Botërorin e tyre të parë”, shkruan NYT.
“Atmosfera nisi të bëhej shumë herët në atë që ishte një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në historinë kosovare”, shkruan gazeta e njohur amerikane.
