Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje që tregojnë momente nga martesa private e Cristiano Ronaldos me Georgina Rodríguez.
Çifti, i cili prej vitesh është në qendër të vëmendjes së mediave, është shfaqur në këto imazhe në momente romantike, ndërsa atmosfera e ceremonisë duket mjaft elegante.
Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, sidomos për shkak të pretendimit se ceremonia është zhvilluar në privatësi të plotë, larg syrit të publikut.




