Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë marrë një lajm të rëndësishëm: biletat për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë më 26 mars janë plotësisht të shitura.
Sipas njoftimit nga tifogrupi “Dardanëve”, lista e emrave për ata që kanë rezervuar bileta është përfunduar dhe nuk do të shqyrtohet asnjë kërkesë e re nga sot e tutje. Rezervimet u bënë sipas rregullave për tribunat mysafire, duke respektuar kapacitetin dhe rregulloret e stadiumit.
Megjithatë, tifozët që dëshirojnë të ndjekin duelet e ardhshme të Kombëtares mund të përfitojnë nga abonimet vjetore, të cilat vazhdojnë të jenë të hapura për regjistrim.
