Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Nagelsmann pranë largimit nga Gjermania, drejtuesit e DFB-së i sugjerojnë dorëheqjen

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 16:05
Nagelsmann pranë largimit nga Gjermania, drejtuesit e DFB-së i sugjerojnë dorëheqjen

E ardhmja e Julian Nagelsmann në stolin e Kombëtares së Gjermanisë është vënë seriozisht në pikëpyetje pas dështimit në Kupën e Botës.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, Nagelsmann zhvilloi sot një takim rreth tre orësh në selinë e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) në Frankfurt me presidentin Bernd Neuendorf, Hans-Joachim Watzke, Rudi Völler dhe Andreas Rettig

Në takim u analizua eliminimi i hershëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës. Fillimisht, Nagelsmann paraqiti këndvështrimin e tij mbi arsyet e dështimit, ndërsa më pas iu përgjigj pyetjeve të drejtuesve lidhur me vendimet taktike gjatë ndeshjeve, si dhe atmosferën e krijuar rreth ekipit në kampin stërvitor në Winston-Salem, e cila është cilësuar nga mediat si një ambient “familjar dhe me miq”.

Në përfundim të takimit, drejtuesit e DFB-së i kanë sugjeruar trajnerit që të shqyrtojë mundësinë e dorëheqjes vullnetare. Megjithatë, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

Raportohet se Nagelsmannit i është lënë kohë për të reflektuar mbi situatën, ndërsa drejtuesit e federatës dëshirojnë t’i ofrojnë një dalje dinjitoze, në mënyrë që ai të largohet “me kokën lart”.

Vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e 39-vjeçarit pritet të merret jo më vonë se fillimi i javës së ardhshme.

KUPA E BOTES

Më shumë nga Sport

  • 23:45Cilat janë pesë ndeshjet më interesante për t’u parë gjatë Ligës së Kombeve?
  • 23:26Dhjetë yjet e futbollit afrikan në garë për çmimin “Lojtari Afrikan i Vitit 2026”, Maroku dhe Senegali dominojnë listën
  • 22:58Brajan Gruda ndër më të mirët në Evropë për driblime, lë pas yje të futbollit botëror
  • 22:53Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën
  • 22:07Kosova pëson humbjen e dytë nga Italia, “Dardanët” mposhten 3-0 në ndeshjen e kthimit