Trajneri i njohur Jose Mourinho ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të marrë drejtimin e një skuadre portugeze.
Aktualisht në krye të Fenerbahçes, Mourinho është në përgatitje për sezonin e ri, ndërsa kontrata e tij me klubin turk përfundon vitin e ardhshëm.
“Do të kthehem në Portugali padyshim. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodh. Nuk mendoj se jam në fund të karrierës sime, por as nuk dua që ta shijoj pensionimin apo vitet e fundit si trajner në Portugali”, ka deklaruar ai për “Sky Sport” të Gjermanisë.
Mourinho ka një karrierë të lavdishme si trajner, me trofe të fituar në Champions League, Premier League, La Liga dhe Serie A. Ai ka udhëhequr klube si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma.