Që nga ai edicion historik, të paktën njëra nga këto dy skuadra kishte qenë gjithmonë prezente në Champions League, duke mbajtur gjallë dominimin dhe traditën italiane në arenën evropiane. Por sezoni 2025/26 rezultoi katastrofal për të dy klubet
Milani e mbylli kampionatin me humbje 1-2 ndaj Cagliarit në “San Siro”, duke mbetur jashtë top katërshes, ndërsa Juventusi dështoi ta fitojë derbin me Torinon, duke barazuar 2-2 në një ndeshje dramatike, por edhe ashtu fitorja e Comos, e linte jashtë Juventusin nga kjo garë.
