Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, ka treguar se si dëshiron të kujtohet nga njerëzit, duke theksuar se për të rëndësi ka pasur gjithmonë lufta për të arritur qëllimet dhe ëndrrat.
“Dua të kujtohem si një sportist i madh, që gjithmonë ka luftuar për t’i arritur qëllimet dhe ëndrrat e tij”, është shprehur Messi.
Ai ka theksuar se jo gjithmonë ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për t’i realizuar synimet e tij.
