Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Mesfushori i Kosovës zgjedh Ukrainën, e konfirmon aksionari i klubit të Clujit

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 18:34
Mesfushori i Kosovës zgjedh Ukrainën, e konfirmon aksionari i klubit të Clujit

Lindon Emërllahu pritet të bëhet futbollist i Polissya Zhytomyrit, pasi palët kanë arritur marrëveshjen dhe transferimi do të zyrtarizohet pas vizitave mjekësore të hënën.

Mesfushori i Kosovës do të nënshkruajë një kontratë tejet të favorshme financiarisht, me 500 mijë euro paga vjetore, që bashkë me bonuset mund të arrijë deri në 600 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar aksionari i CFR Clujit, Nelutu Varga, i cili për “Fanatik” tha se oferta e klubit ukrainas ishte joshëse si për lojtarin ashtu edhe për klubin rumun.

“Arritëm marrëveshje me Polissyën. Lindoni e pranoi sepse paga është shumë e mirë. Do të fitojë 500 mijë euro plus bonuse. Vizitat mjekësore do t’i kryejë të hënën, pastaj nënshkruan”, tha Varga, duke shtuar se është i kënaqur edhe me seriozitetin e klubit ukrainas.

CFR Cluj do të përfitojë 1.5 milionë euro nga shitja e Emërllahut, si dhe 15% nga një transferim i ardhshëm. Kjo përbën fitim të ndjeshëm, duke marrë parasysh që klubi rumun e kishte blerë mesfushorin nga Ballkani për 700 mijë euro.

Në këtë sezon, Emërllahu ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Clujit, me 4 gola dhe 2 asistime në 23 paraqitje, ndërsa më herët interesim për të kishte shfaqur edhe FCSB, ofertë që rumunët e kishin refuzuar. Transferimi në Ukrainë këtë herë është pranuar.

FC Kosova

Më shumë nga Sport

  • 22:37Franca “çartet” në fund, e shkatërron Belgjikën
  • 18:36“As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…”/ Maran para ndeshjes me San Marinon: Ja si qëndron e vërteta me Kerjotën
  • 16:58Reali “blindon” Gulerin, nënshkruan kontratë të re
  • 16:58Portierja e Zvicrës e zgjedhë Kosovën, e zyrtarizon Agim Ademi
  • 16:57Ish-ylli i Realit mbetet në Katar, arrin marrëveshje me një klub tjetër